Sveçla: Situata e sigurisë në veri s’ka qenë asnjëherë më e mirë

Aktuale

Sveçla: Situata e sigurisë në veri s’ka qenë asnjëherë më e mirë

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 00:25
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjendja e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës “nuk ka qenë asnjëherë më e mirë”.

Sveçla ka thënë se në veri, Qeveria e Kosovës i ka luftuar bandat kriminale, kështu duke siguruar rend dhe ligj në atë pjesë.

“Situata e sigurisë në veri asnjëherë nuk ka qenë më e mirë. Veriu i Kosovës ka qenë një vrimë e zezë sa i takon rendit dhe ligjit, shtrirjes së kushtetutshmërisë atje. Ne këtë situatë e kemi parë si të papranueshme andaj edhe e kemi ndryshu radikalisht. Tashmë atje ka institucione funksionale që punojnë për të siguru rend dhe ligj, qetësi, dhe jetë të qetë për banorët atje. Këto janë parametrat kryesorë të cilët ne i kemi vendos si të arritura”.

Tutje, Ministri Sveçla ka pretenduar se grupe të ndryshme kriminale janë përdorur nga Beogradi për ta paraqitur veriun si një zonë të pajetueshme.

“Më herët krimi e kontrabanda kanë lulëzu atje. Ka pasur një lloj territori ku dora e ligjit nuk ka mbërri fare. Ku grupe të ndryshme kriminale të dy etnive janë shfrytëzuar nga dy autoritetet; qoftë nga Beogradi qoftë edhe nga njerëz të fuqishëm nga Prishtina, me qëllimin e vetëm që njëra pjesë të ketë përfitime materiale kurse Beogradi përmes grupeve kkriminale të minojë sovranitetin e institucioneve të Kosovës atje, dhe të portretizojë se në atë zonë jeta është e pajetueshme”.

Tashmë ndryshimet janë evidente. Kemi polici atje, e cila kryen detyrat e tyre ditore. Kemi bashkëpunim shumë të mirë me qytetarët atje”, tha Sveçla.

Ndonëse policët serbë në veri të Kosovës janë dorëhequr, sipas Sveçlës, ata edhe kur kanë qenë pjesë e Policisë i kanë shërbyer Beogradit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat