Berisha: Asociacioni me Kurtin ka kaluar në vetmenaxhim

Aktuale

Berisha: Asociacioni me Kurtin ka kaluar në vetmenaxhim

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 00:35
Hisen Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, nga një Asociacion me kompetenca në Qeveri, ka kaluar në një Asociacion me vetmenaxhim nga asambletë komunale të këtyre komunave.

Berisha ka thënë se këtë ndryshim e ka bërë kryeministri Albin Kurti, me marrëveshjen e Ohrit duke iu dhënë serbëve të Kosovës kompetenca mbi Asociacionin.

“Pas reformatimit të dialogut “të gjitha në një” me njohjen, e kemi një marrëveshje e Brukselit me planin “franko-gjerman”, përmbajtja e tij dihet. Krahas pikës 7 dhe statusit shtetëror të vendbanimeve me shumicë serbe dhe lokacioneve të objekteve religjioze, kemi hapë rrugën për një Asociacion i cili nuk është më Asociacioni që parashikon edhe marrëveshja e 13-ës edhe e 15-ës dhe që kalon nëpër filtrin e Gjykatës Kushtetuese edhe si marrëveshje edhe si statut, por, veç është një element, se qytetarët nuk e bëjnë dallimin, ekspertët është turp mos ta thonë, në marrëveshjen e 13-ës thotë: kompetencat e Asociacionit përcillen nga qendra kurse tani Asociacioni sipas Kurtit, Asociacioni është vetmenaxhim.

Pra, serbët i krijojnë ato mbi bazën ligjore që do ta krijojnë në asamblenë e tyre. Ka dallim të madh një Asociacion që kompetencat ia jep Qeveria e Kosovës dhe një Asociacion që krijohet me vetmenaxhim”, u shpreh Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat