Borrell pas takimit me presidentët e rajonit: Po përgatitemi për valën e re të zgjerimit

Aktuale

Borrell pas takimit me presidentët e rajonit: Po përgatitemi për valën e re të zgjerimit

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 09:39
Presidentet

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka takuar gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Borrell i quajti ata anëtarë të ardhshëm të BE-së dhe shtoi se janë duke u përgatitur për valën e re të zgjerimit të Unionit.

“Takimi tradicional me gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor, anëtarët e ardhshëm të BE-së. Ne diskutuam sfidat aktuale globale, përafrimin, punën e përbashkët në forume shumëpalëshe dhe reformat. Duke u përgatitur për valën e ardhshme të zgjerimit, ne duam ta bëjmë realitet integrimin progresiv”, ka shkruar Borrell në X.

Nga Kosova po merr pjesë presidentja Osmani, e cila mbrëmë ka shkruar për këtë takim me Borrellin.

“Integrimi euroatlantik vazhdon të jetë rruga e vetme për të siguruar paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon dhe përtej tij. Në takimin e sotëm të organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në New York, ritheksova se dhënia e statusit të vendit kandidat për Kosovën është interes strategjik”, kishte thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat