​Kultivuesit e drithërave dhe përpunuesit bujqësorë në Bullgari përfundojnë protestat

Aktuale

​Kultivuesit e drithërave dhe përpunuesit bujqësorë në Bullgari përfundojnë protestat

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Kultivuesit e drithërave dhe përpunuesit bujqësor i dhanë fund protestave të tyre dyditore mbarëkombëtare. Protestat u provokuan nga heqja e ndalimit për importet e ushqimeve ukrainase nga Parlamenti bullgar më 14 shtator.

Komiteti Nismëtar i protestave mbarëkombëtare bujqësore po zhvillon një takim me përfaqësues të qeverisë në Këshillin e Ministrave. Fermerët kërkojnë dy afate në marrëveshjen me qeverinë për nënshkrimin e saj.

Të mërkurën, në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Nikolai Denkov tha se qeveria ka treguar se si do të vazhdojë të punojë në të ardhmen "duke marrë angazhime konkrete që mund t'i përmbushë dhe duke kërkuar zgjidhjet më të mira ndaj problemeve përmes negociatave”. S

ipas tij, zotimet e marra nga kabineti duhet të krijohen si dokumente, të cilat do të nënshkruhen nga përfaqësuesit e qeverisë, në mënyrë që të jetë e qartë se kush do t'i zbatojë ato, raporton BTA.

Denkov tha gjithashtu se në mbledhjen e qeverisë të së mërkurës kabineti dha 63 milionë leva shtesë për fermerët.

Do të lehtësohen procedurat për marrjen e mjeteve në mënyrë që paratë të arrijnë sa më shpejt te fermerët. Kabineti po punon gjithashtu për të zgjidhur çështjen e importit të lulediellit nga Ukraina. Nuk do të ketë importe të lulediellit nga Ukraina nëse sasia nuk rregullohet me një kuotë, tha Denkov të martën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat