“Përplasje” mes deputetëve, Selmanaj çohet në këmbë, Gashi nervozohet me ministrat “boll u çaraveshët qaty”

Aktuale

“Përplasje” mes deputetëve, Selmanaj çohet në këmbë, Gashi nervozohet me ministrat “boll u çaraveshët qaty”

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 07:03 Përditësuar në ora: 11:26 më 21.09.2023
Selmanaj- Kusari- Lila, Konjufca

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për të drejtat e autorit

Është miratuar në lexim të dytë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta.

Për votimin e këtij projektligji kanë votuar 66 deputetë. S’kishte asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Po ashtu ka votuar Formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb.

VV-ja propozoi anëtarët e saj ku kjo parti edhe do të jetë kryesuese e këtij Komisioni. PDK tha se nuk do të merr pjesë në këtë Komision,  e LDK-ja  propozoj Agim Veliu dhe Vlora Dumoshi, dhe AAK-ja deputeten Time Kadrijaj.

Miratohet në lexim të dytë projektligji për parandalimin e dhunës në familje

Është miratuar në shqyrtim të dytë Projektligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.

Për miratimin e këtij projektligji kanë votuar 62 deputetë.

S’kishte asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Kujtojmë, se aktualisht po mbahet seanca e Kuvendit.

S’ka kuorum, dështon votimi i një marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratojë një marrëveshje ndërkombëtare në mungesë të kuorumit.

Ani pse në seancë ishin 82 deputetë, në votim morën pjesë vetëm 72 deputetë. PDK nuk mori pjesë në votim, ndërsa AAK nuk ishte në sallë.

LDK-ja ishte e vetmja parti opozitare që përkrahi marrëveshjen ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”.

E iniciuar në shkurt, s’votohet rezoluta e AAK-së për punën dyvjeçare të qeverisë

Shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë votuar kundër një rezolute të propozuar nga AAK.

Kanë qenë 49 deputetë që kanë votuar kundër, 19 pro dhe 3 kanë abstenuar.

Rezoluta ka qenë e propozuar për punën dyvjeçare të qeverisë, që do të thotë se nuk është hedhur në votim që nga fillimi i vitit.

“Më 21 shkurt kemi kërkuar që të debatohet për prioritetet e qeverisë. Fatkeqësisht asgjë nga rezoluta jonë nuk është arritur. Vazhdojnë problemet si me zhvillim ekonomik, Ligjin e Pagave dhe saga me dialogun”, është shprehur deputeti Besnik Tahiri, duke kërkuar që s’kishte kuptim që rezoluta të mos hidhej në votim.

Kuvendi nis me një minutë heshtje në kujtim të kolonelit Ahmet Krasniqi

Kuvendi i Kosovës ka nisur punimet e seancës së sotme me një minutë heshtje në kujtim të kolonelit Ahmet Krasniqi.

Mbajtjen e një minutë heshtje e kërkoi shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“Ne emër të Grupit Parlamentar të LDK-së kërkoj të mbajmë një minuta heshtje për kolonelin Ahmet Krasniqi i cili ishte edhe Ministër i Mbrojtjes së Kosovës, pasi që sot është 25 vjetori i vrasjes së tij”, tha Gashi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat