Nervozohet Ganimete Musliu, çohet në këmbë dhe e çorton Glauk Konjufcën

Aktuale

Nervozohet Ganimete Musliu, çohet në këmbë dhe e çorton Glauk Konjufcën

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 15:59
Glauk Konjufca dhe Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është nervozuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën, për punën e mikrofonit.

Duket që deputetja Musliu s’mund ta kërkojë fjalën thjeshtë duke e shtypur butonin nga ulësja e saj, por i duhet ta çojë dorën.

Megjithatë sot në një moment kur ka kërkuar fjalën, i është rregulluar mikrofoni, pasi kryekuvendari Konjufca ka kërkuar nga regjia e Kuvendit t’ia japin fjalën deputetes së PDK-së.

Musliu më pas i ka thënë Konjufcës se është ai që e kontrollon se kujt i bën mikrofoni e kujt jo.

“A e sheh, tash bon pajisja, sepse dirixhohet nga ju. Kjo është e padrejtë dhe e papranueshme”, ka thënë Musliu.

Megjithatë Konjufca ka mohuar akuzat e deptuetes Musliu, duke thënë se mbase kur tenton ta prekë pajisjen ajo s’punon.

Gjithashtu Konjufca ka thënë se sa herë e ka ngritur dorën ia ka thirrur emrin.

“Pranoj me iu nënshtru gjyqit të Ganës”, ka thënë Konjufca ndërsa në sallë plasën të qeshurat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat