Naim Miftari ‘godet’ Hisen Berishën: Gjeje si janë vra dy komandantët kryesor të betejës së Koshares

Aktuale

Naim Miftari ‘godet’ Hisen Berishën: Gjeje si janë vra dy komandantët kryesor të betejës së Koshares

Nga: N. Sh. Më: 21 shtator 2023 Në ora: 17:03
Naim Miftari dhe Hisen Berisha

Ish – eprori i lartë i UÇK-së dhe ish – agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar ndaj deputetit të PDK-së, Hisen Berishës, i cili bëri një deklaratë skandaloze, ku tha se Kurti ka paguar miliona euro për të gjetur vrasës me para.

Miftari thotë se kjo deklaratë e Berishës është “rren e kulluar”.

Ish-agjenti, përmes një postimi në Facebook, deputeti Berisha i drejtohet me emrin, Hysen Rexhepi, teksa shton se këto deklarata të tij janë trillime.

Miftari kërkon nga deputeti Berisha që të gjenë se si janë vra dy komandantë kryesor të betejes së Koshares, aty ku Berisha kishte luftuar dhe njohet për kontributin e tij në këtë betejë si komandant.

Postimi i plotë:

Nuk merret pushteti me trillime, as nuk fitohen zgjedhjet tu gënjy o Hysen Rexhepi, kjo është një rren e kullume, pse me kërku me gjetë vrasës me pagu me miliona kur në Kosovë dhe në Shqipëri ka ‘vrases’ pa pare sa të doni, sa trilloni skena e filma në atë senin pasi silleshit me kamera anej rrotull e bënit fima edhe në ato kohëra të luftës... gjene se si janë vra saktësisht dy komandantët krysor të betejës së Koshares...!

Image
Postimi i Naim Miftarit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat