Lekaj-Prljaskaj: Njohja e Kosovës prioritet i Kroacisë

Aktuale

Lekaj-Prljaskaj: Njohja e Kosovës prioritet i Kroacisë

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 18:55
Ermina Lekaj-Prljaskaj

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Prljaskaj, thotë se njohja e Kosovës është njëra ndër prioritetet e shtetit kroat.

Deputetja e Parlamentit të Kroacisë thotë se për njohjen e Kosovës është zotuar qeveria kroate, kryeministri, parlamenti si dhe deputetët e Komisionit për Integrime Evropiane.

“Sa i përket shtetit të Kroacisë, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për presidentin e Kroacisë apo për qeverinë kroate, Kosova është njëra ndër prioritetet, pra njohja e Kosovës dhe lobimi për njohjen e Kosovës është një ndër prioritetet e shtetit kroat. Për këtë gjë njëzëri është zotuar edhe qeveria kroate në krye me kryeministrin, si dhe parlamenti kroat bashkë me deputetët e Komisionit për Integrime Evropiane, në çdo takim që e bëjnë jashtë shtetit e mbështesin njohjen e Kosovës”, tha ajo.

Lekaj-Prljaskaj thotë se Kosova ka një aleate të fuqishme për njohjen universale të saj.

“Për momentin mund të themi se Kosova ka një aleat shumë të fuqishëm, sa i përket njohjes së saj, dhe kjo është Kroacia, e cila është edhe pjesë e Bashkimit Evropian”, tha ajo.

Tutje, ajo tha se nga Kroacia po punohet me ato shtete të cilat nuk e njohin ende shtetësinë e Kosovës.

“Nga Kroacia në lobim për çështjen e Kosovës punohet me ato shtete të cilat nuk e njohin Kosovës, siç janë Spanja, Sllovakia… para dy dite isha edhe unë si deputete e parlamentit kroat e ftuar nga ana e ambasadës sllovake, ku gjatë bisedës bëra kërkesë që të njihet Kosova”, tha deputetja shqiptare.

Çështja e Kosovës u përmend në disa fjalime në Sesionin e 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ndër to edhe në fjalimin e presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq, i cili tha se si Kroaci do të lobojnë për njohjen e Kosovës dhe të drejtave të saj për ekzistencë si anëtare e barabartë e Bashkësisë së Kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat