Escobarit i vjen një ‘goditje’ e rëndë nga Ramabaja: Si i bindën pra 1.8 milionë shqiptarë 700 milionë të bombardojnë Serbinë?

Aktuale

Escobarit i vjen një ‘goditje’ e rëndë nga Ramabaja: Si i bindën pra 1.8 milionë shqiptarë 700 milionë të bombardojnë Serbinë?

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 21:23
Sadri Ramabaja

Profesori Sadri Ramabaja, ka reaguar ndaj Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, pas pohimit të këtij të fundit se “nuk e beson se një vend me popullatë 1.5 milionë do të mund t’ia mbush mendjen komunitetit Trans-Atlnatik të ndryshojë taktikat e tij” duke folur në kontekstin e refuzimeve kategorike të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të ndjek kursin e kërkuar nga bota perëndimore.

Ramabaja, tha se si u bë që po kjo popullata 1.8 milionëshe bindi NATO-n për të bombarduar Serbinë në vitin 1999?

Postimi i plotë:

Emisari i Amerikës për Ballkanin, Gabriel Escobar: "Dhe nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysëm do ta bindë komunitetin transatlantik prej 700 milionësh që të ndryshojë taktikat e tij”

Koment

Si ndodhi që këta 700 milion të komunitetit verioatlantik u bindën nga 1.8 milion shqiptarë, që përmes mekanizmit të sigurisë që posedojnë - Aleancën Verioatlantike [NATO], t'i bombardojnë caqet serbe në pranverën e vitit 1999?

Kjo ndrëhyrje a ishte pjesë e strategjisë e komunitetit transatlantik apo taktikë çasti? Sigurisht se ishte pjesë e strategjisë, zoti Eskobar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat