Dugolli akuzon Lajçakun e Borrellin: I kanë vendosur kushtet e Serbisë, Kosova me të drejtë thotë jo

Aktuale

Dugolli akuzon Lajçakun e Borrellin: I kanë vendosur kushtet e Serbisë, Kosova me të drejtë thotë jo

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 22:21
Enver Dugolli

Enver Dugolli, profesor, ka folur për çështjen e dialogut Kosovë – Serbi.

Ai ka akuzuar shefin e Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçakun, emisarin  e këtij unioni për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Dugollli ka thënë se BE-ja e ka vendosur Asociacionin si pikë të parë dhe në këtë rast Kosova ka të drejtë të refuzojë.

”Në bazë të kërkesave të Serbisë shohim që ata e kanë vendosur Asociacionin temën e parë, mos të harrojmë që edhe kur e kanë tërheqë policinë nga komunat, gjithë kanë thënë se ne nuk kthehemi pa u formu Asociacioni. E këto janë kushte të Serbisë. Tash nëse ndërmjetësuesi për ta rehatuar interesin e tyre e vendosë kushtin e parë atëherë Kosova me të drejtë ka të drejtë të thotë jo”, ka thënë ai.

Sipas tij, do të duhej të nisej me çështjen e të zhdukurve, e jo me Asociacionin, duke iu referuar marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat