Deputetja e LDK-së: S’i kemi numrat prandaj s’bëjmë filma, po t’i kishim do ta rrëzonim menjëherë Qeverinë

Aktuale

Deputetja e LDK-së: S’i kemi numrat prandaj s’bëjmë filma, po t’i kishim do ta rrëzonim menjëherë Qeverinë

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 22:53
Valentina Bunjaku Rexhepi

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi ka folur edhe për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Sipas saj LDK-ja nuk i ka numrat e mjaftueshëm për ta rrëzuar Qeverinë dhe Kurti duhet të jap dorëheqje.

“Në si Lidhje Demokratike e Kosovës nuk kemi numra për me e rrëzu Qeverinë, është mirë zoti Kurti duke e pa paaftësinë e tij mu tërheq vet, sepse ne me pasë numra për me e rrëzu Qeverinë sigurisht që e kishim rrëzu deri tash.

Sigurisht që e kishim votu mocionin për rrëzimin e Qeverisë, sepse edhe një ditë qe rrinë Kurti në pushtet është dëmë i madh për qytetarët, sa ma herët që zoti Kurti shkon prej shpije aq ma mirë është për Republikën tonë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat