Hapet thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçente për ngrohje, Ministrja e Ekonomisë jep detaje

Aktuale

Hapet thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçente për ngrohje, Ministrja e Ekonomisë jep detaje

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 12:15
Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një konferencë për media të premten ka njoftuar lidhur me fazën e tretë të subvencionimit të pajisjeve të ngrohjes efikase.

Ministrja Rizvanolli ka bërë të ditur se faza e parë e kësaj mase është mbyllur më datë 17 shtator, me pranimin e 146 aplikimeve të para.

Megjithatë, ajo ka theksuar një rritje të jashtëzakonshme të interesit të qytetarëve për këtë masë, pasi në afat prej vetëm 35 ditëve, janë pranuar asgjë më pak se 3 mijë e 750 aplikime të reja, me një mesatare prej mbi 100 aplikime në ditë.

“Faza e parë e thirrjes për subvencionimin e sistemit diellor për ngrohjen e ujit është mbyllur më datë 17 shtator. Në këtë fazë, kemi pranuar gjithsej 146 aplikime, të cilat aktualisht janë në proces të trajtimit nga komisioni i ministrisë për fazën e dytë. Në këto vetëm 35 ditë të para, kemi pranuar më shumë se 3 mijë e 750 aplikime të reja, me një mesatare prej mbi 100 aplikime në ditë. Kjo tregon një interes të lartë të qytetarëve për të investuar në pajisje efikase”, ka deklaruar ajo.

Ndërsa, të premten, Ministria ka lansuar fazën e tretë të thirrjes për subvencionim, e cila synon të subvencionojë investimet në pajisje ngrohëse efikase, përfshirë pompë termike, kondicionerë me efikasitet të lartë, stufa individuale me bio masë si druri dhe peleti.

“Këto investime konsiderohen kyçe për strategjinë e qeverisë për të rritur efikasitetin e energjisë në sektorin e banimit”, ka deklaruar ministrja Rizvanolli.

Ministrja Rizvanolli ka theksuar se një pjesë e madhe e energjisë e konsumuar nga familjet shqiptare shpërndahet në ngrohje, dhe ky program ndihmon në zvogëlimin e këtij konsumi.

“Sot, ne po lansojmë fazën e tretë të thirrjes për subvencionim, e cila synon të subvencionojë investimet në pajisje ngrohëse efikase, si pompë termike, kondicionerë me efikasitet të lartë, stufa individuale me bio masë si druri dhe peleti. Këto investime janë të rëndësishme për strategjinë tonë për të rritur efikasitetin e energjisë në sektorin e banimit. Shpërndarja e energjisë në ngrohje është një pjesë e rëndësishme e konsumit të energjisë nga familjet, dhe ky program ndihmon në zvogëlimin e kësaj konsumi. Gjithashtu, është një hap i rëndësishëm në përballjen me krizën energjetike, siç ka ndodhur vitin e kaluar dhe edhe këtë vit”, është shprehur ajo.

Për më tepër, sipas saj, kjo masë është një hap i rëndësishëm në përballjen me krizën energjetike, e cila është ndjerë këtë vit, si edhe në vitin e kaluar.

Rezultatet preliminare nga një mostër e aplikuesve të vitit të kaluar siç ka bërë të ditur ministrja Rizvanolli, tregojnë se familjet që kanë investuar në pajisje efikase me ndihmën e subvencionit të ministrisë së ekonomisë kanë kursyer mesatarisht 40 për qind në faturat e tyre të energjisë elektrike.

Kjo sipas saj, është një rezultat shumë i prekshëm, dhe ka një ndikim pozitiv në buxhetin e qytetarëve, si dhe në buxhetin e shtetit.

“Ky është një rezultat shumë i prekshëm dhe tregon se ky program ka një ndikim pozitiv jo vetëm në buxhetin e qytetarëve, por edhe në buxhetin e shtetit, duke na ndihmuar të përballojmë më lehtë krizën energjetike. Prandaj, ju ftoj të gjithë qytetarët që edhe këtë vit të përfitojnë nga ky program i subvencionimit të financuar nga BE-ja”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat