Shkrim nga ‘arkiva’ e Borellit, ja si e përkrahte hapur Serbinë dhe pretendimet e saj mbi territorin e Kosovës

Aktuale

Shkrim nga ‘arkiva’ e Borellit, ja si e përkrahte hapur Serbinë dhe pretendimet e saj mbi territorin e Kosovës

Nga: A.M. Më: 22 shtator 2023 Në ora: 17:12
Josep Borell

Pas takimit të fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, kanë shpërthyer reagime të shumta.

Më së shumti, janë kritikuar ndërmjetësuesit evropianë, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak.

Kritikat erdhë si pasojë e “anshmërisë së tyre në dialog”, ku në këtë rast e kritikojnë Kosovën dhe e ‘kursejnë’ Serbinë.

Më posht, “Bota sot” ua përcjell një shkrim nga ‘arkiva’ e Josep Borellit, ku në vitin 2018 mbështeste hapur Serbinë e realizonte takime të afërta me Ivica Daçiqin.

“Në margjina të konferencës së OSCEMed pata një takim të këndshëm me Zv. Kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.

Biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve tona.

I'a përcolla mbështetjen e Spanjës në mosmarrëveshjen për statusin e territorit të Kosovës”.

Image
Postimi i Josep Borell në Twitter, viti 2018
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat