Vjen edhe reagimi nga shefi i EULEX-it për shpërthimin në veri

Aktuale

Vjen edhe reagimi nga shefi i EULEX-it për shpërthimin në veri

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 22:10
Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka reaguar pas shpërthimit që ndodhi mbrëmë në Lagjen e Boshnjakëve.

Barbano tha se incidentet e tilla tregojnë se sa e paqëndrueshme është situata në veri dhe se nënvizon nevojën urgjente për shtensionim.

“EULEX-i dënon çdo llojë të dhunës si të papranueshme”, shkroi Barbano.

Kujtojmë se në lidhje me shpërthimin në veri ka reaguar edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili u shpreh i tronditur, teksa kërkoi që autorët të dalin para drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat