Abdixhiku: Mobilizim i madh i LDK-së në Prishtinë, shenjë e një ndryshimi të madh që po vjen

Aktuale

Abdixhiku: Mobilizim i madh i LDK-së në Prishtinë, shenjë e një ndryshimi të madh që po vjen

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 12:50
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se në Prishtinë janë finalizuar zgjedhjet e brendshme edhe në 8 nëndegë të tjera të partisë. Sipas Abdixhikut, ka një mobilizim të madh në kryeqytet dhe sipas tij kjo është shenjë e një ndryshimi të madh që do të pasojë.

“Çfarë nisi si riorganizim strukturor në secilën lagje në Prishtinë, shpejt u shndërrua në mobilizim të madh në çdo nëndegë. Zgjedhjet në kryeqytet janë shenjë e një ndryshimi të madh që po vjen. Jemi të lumtur e jemi mirënjohës për gjithë këtë pjesëmarrje nëpër çdo lagje e gjithë këtë mbështetje që po na vjen”, ka shkruar Abdixhiku.

“Këto dy ditë përfunduam Kuvendet në nëndegët Santea, Parku, Posta, Shkolla Dardania, Mati I, Velania I, Velania III dhe Ulpiana Soliterat. Sikurse në çdo pjesë tjetër edhe këtu pamë frymë impresive e energji të re”, ka shtuar tutje.

Abdixhiku ka thënë se janë në gjysmë të procesit dhe se në Prishtinë do të jenë gjithsejtë 86 degë, si rrallëherë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat