Kurti falënderon Zvicrën për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës

Aktuale

Kurti falënderon Zvicrën për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 20:51
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti po vazhdon të qëndrojë në Zvicër. Atje ai po i mbështet 30 kandidatët shqiptarë që garojnë për Këshillin Kombëtar të Zvicrës në zgjedhjet që mbahen pas një muaji. Mes tjerash Kurti ka takuar edhe bashkëkryetarin e partisë socialdemokrate Cedric Wermuth e me të cilin tha se ka folur për diasporën e Kosovës, për ndihmat për nënat e reja, mbështetjen e studentëve dhe mbrojtjen e tokës që të jetë më prodhuese.

Ditën e dytë të vizitës në Zvicër, kryeministri i vendit e nisi duke takuar bashkëkryetarin e partisë Social Demokrate në Zvicër, Cedric Wermuth e me të cilin bashkë diskutuan siç ka thënë progresin e arritur duke mbështetur nënat e reja, studentët si dhe investimet për mbrojtjen e tokës.

Kurti bashke me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë takuar në ndërtesën e Ambasadës së Kosovës në Bernë, kandidatët shqiptarë në zgjedhjet federale të 22 tetorit.

Kryeministri Kurti i përgëzoi ata për angazhimin e tyre publik e politik në Zvicër, duke e konsideruar atë si dëshmi të mirë-integrimit të shqiptarëve atje, por edhe si shumë të rëndësishëm për demokracinë.

Kurti ka falënderuar shtetin helvetik për përkrahjen e vazhdueshme  që i ka dhënë Kosovës.

" Zvicra është shteti i dyte për nga përmasa e investimeve direkt në Kosovë por gjithashtu vetm nga viti 2022-2025 janë ndarë përafërsisht 86 milion franga për Kosovën, në fushat e qeverisje demokratike të paqes, ... ujit dhe shëndetit ..", tha Kurti

Të pranishmit në bashkëbisedim me Kurtin, u interesuan për disa prej zhvillime kryesore në Kosovë, e në veçanti  për shëndetësinë, për çka kryeministri i vendi i njoftoi ata.

" Për listën esenciale të barnave kanë qenë vetëm 24 milion euro, në viti 2022 e kemi bo 35 milion euro, ndërkaq sivjet është 60 milion euro. pa përmendur grantet specifike për komuna. Pra ka një rritje shumë të madhe. dy herë e gjysmë është rritja krahasuar me para dy vjetëve”, tha Kurti.

Ndërkohë, rreth 30 kandidatë nga mërgata shqiptare do të garojnë për Këshillin Kombëtar të Zvicrës në zgjedhjet  që mbahen pas një muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat