Opozita thotë se nuk do t`i votojë marrëveshjet ndërkombëtare

Aktuale

Opozita thotë se nuk do t`i votojë marrëveshjet ndërkombëtare

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 07:20
Kuvendi i Kosovës

Në sesionin vjeshtor të Kuvendit të Kosovës, shumica do të ballafaqohet me vështirësi, për shkak se opozita vazhdon të deklarohet se nuk do të jetë pjesë e votimeve të marrëveshjeve ndërkombëtare. Opozitarët thonë se ky vendim vjen, siç e quajnë ata, pas lojës së dëmshme që po bën pushteti.

Mungesa e unitetit politik mes pozitës e opozitës, mund të jetë shkak që Kuvendi i Kosovës të mos arrijë ta përmbush planin legjislativ për sesionin vjeshtor. Kjo pasi partitë opozitare s’kanë ndryshuar qëndrim.

Nga të njëjtat thonë se s’do të marrin pjesë në votimin e projektligjeve në seancat e kuvendit, e as në komisionet parlamentare.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala thotë se nuk më të jenë pjesë siç e ka quajtur pjesë e lojës së dëmshme të pushtetit.

“Para sjelljes së kësaj qeverie me faktorin evropian dhe SHBA-në, ne nuk mund të jemi pjesë e kësaj loje politike të dëmshme dhe ne do të jemi kundër dhe si reaksion demokratik ne nuk do të bëjmë asnjë lloj kuorumi në instancat parlamentare të vend”, tha ai.

Në AAK, thonë se nuk do të jenë pjesë e votimit të asnjë marrëveshje ndërkombëtare.

“Qëndrimi i AAK-së është që ne nuk do të krijojmë as kuorum dhe nuk do të mbështesim asnjë iniciativë. Jemi duke debatuar lidhur marrëveshjet ndërkombëtare, a do të kemi ndonjë qëndrim ndryshe, por për momentin as marrëveshjet ndërkombëtare nuk e kemi në plan t’i votojmë”, theksoi ai.

E nga partia në pushtet shprehen se nga sabotimet e opozitës, më së shumti po pësojnë qytetarët.

“Edhe angazhimi i tyre është i rëndësishëm sepse e kanë mandatin nga populli dhe qytetarët presin që edhe ata të jenë aktiv dhe të japin përgjegjësi për çka edhe janë emëruar”, tha Visar Korenica, deputet i LVV-së.

Kuvendi i Republikës së Kosovës,gjatë sesionit pranveror kishte përmbushur vetëm 13 për qind të planit legjislativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat