Afrim Bunjaku, polici i dytë që vritet në veri, pas Enver Zymberit më 2011

Aktuale

Afrim Bunjaku, polici i dytë që vritet në veri, pas Enver Zymberit më 2011

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 08:21
Foto ilustrim

Rreshteri policor Afrim Bunjaku bëhet polici i dytë i Republikës së Kosovës që vritet në veri të vendit, përderisa ishte në detyrë.

Zyrtari i forcave të rendit nga Samadrexha e Vushtrrisë u qëllua për vdekje sot rreth orës 3 të mëngjesit, në një pritë nga persona të uniformuar në Banjskë të Zveçanit. Pos tij, në këtë ngjarje u plagosën edhe dy kolegë të tij.

Polici tjetër që kishte rënë në detyrë është Enver Zymberi, nga Dubovci i Vushtrrisë.

Ai u vra më 26 korrik 2011, gjatë aksionit të forcave të republikës së Kosovës për ta shtrirë kontrollin në veri të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat