Konjufca: Sulm i drejtuar nga Serbia - BE-ja dhe SHBA-ja ta dënojnë këtë agresion të hapur kundrejt Kosovës

Aktuale

Konjufca: Sulm i drejtuar nga Serbia - BE-ja dhe SHBA-ja ta dënojnë këtë agresion të hapur kundrejt Kosovës

Nga: A.SH Më: 24 shtator 2023 Në ora: 08:34
Glauk Konjufca

Për vrasje në veri ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ai ka dënuar sulmin kriminal, duke thënë se ky është një sulm “drejtpërdrejt ndaj rendit kushtetues, ndaj veprimeve tona për rend dhe ligj dhe cenim i sovranitetit dhe sigurisë të vendit tonë”.

Konjufca i ka bërë thirrje “fuqishëm faktorit ndërkombëtar, veçanërisht BE-së dhe SHBA-së që ta dënojnë Serbinë për këtë agresion të hapur kundrejt Kosovës”.

Shkrimi i plotë:

E dënoj ashpër sulmin terrorist dhe kriminal të strukturave kriminale të drejtuara nga Serbia nga i cili një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos në orët e para të mëngjesit në veri të Kosovës.

Ky është një sulm i drejtpërdrejt ndaj rendit kushtetues, ndaj veprimeve tona për rend dhe ligj dhe cenim i sovranitetit dhe sigurisë të vendit tonë.

Prandaj, i kërkojmë fuqishëm faktorit ndërkombëtar, veçanërisht BE-së dhe SHBA-së që ta dënojnë Serbinë për këtë agresion të hapur kundrejt Kosovës.

Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së policit të vrarë, ndërsa policit të plagosur shërim sa më të shpejtë.

Autorët e këtij krimi, urgjentisht të sillen para drejtësisë, ndërkaq i ftoj institucionet e drejtësisë të veprojnë menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat