Qytetarët iniciuan vetëm katër nisma ligjore – këto janë hapat që duhet të ndiqen që ligjet të shkojnë në Kuvend

Aktuale

Qytetarët iniciuan vetëm katër nisma ligjore – këto janë hapat që duhet të ndiqen që ligjet të shkojnë në Kuvend

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 08:56
Kuvendi i Kosovës

Nismat legjislative nga qytetarët, një e drejtë e garantuar, nga njohësit e çështjeve legjislative është duke u konsideruar se është duke u përdoruar shumë pak nga qytetarët në vend. Sipas tyre deri më tani janë iniciuar vetëm katër nisma të tilla, dhe vetëm një është proceduar suksesshëm në Kuvendin e Kosovës.

Në lidhje më këtë Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka publikuar një doracak i cili shpjegon hap pas hapi procedurat se si qytetarët dhe grupet e interesit do të mund të krijojnë dhe procedojnë nisma legjislative për miratim në Kuvendin e Kosovës. 

Hulumtuesi i lartë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, tha se për një nismë të tillë mjafton që të ketë një ide, të ketë një qëllim, të ketë një grup nismëtar dhe e pastaj procedurat janë të shpjeguara të gjitha në doracakun e publikuar.

“IKD-ja e ka publikuar doracakun për nisma legjislative nga qytetarët. Një doracak i cili rrjedhë dhe buron nga ligji për nismat legjislative në përgjithësi. Kjo e drejt i takon Qeverisë, Kuvendit, Presidentit, por një e drejtë e tillë i takon më së paku 10 mijë qytetarëve të cilët nënshkruhen në një listë dhe e procedojnë atë nismë legjislative për Kuvendin e Kosovës. Pra mjafton ta kesh një ide për nismë legjislative të ketë një qëllim ajo, të ketë një grup nismëtar dhe më pastaj procedurat janë të shpjeguara të gjitha në këtë doracak për nismat legjislative nga qytetarët. Po ashtu doracaku i përmban edhe 15 formate të shkresave të cilat përdoren dhe tashmë qytetarët dhe grupet e interesit e kanë të lehët të procedojnë nisma legjislative “, tha ai.

Jakaj, tha se deri më tani janë proceduar katër nisma legjislative nga qytetarët, sipas tij, vetëm njëra është votuar suksesshëm, ndërsa dy janë refuzuar dhe njëra është ende në proceduar.

Nisma e fundit, sqaron ai ka ngecur për shkak se Kryesia e Kuvendit ka vendosur t’i kërkoj nismëtarit që ta propozoj një deputet të caktuar për ta prezantuar atë nismë në seancën plenare, e ky vendim sipas tij, nuk është në i ligjshëm. 

“Deri më tani janë proceduar katër nisma legjislative nga qytetarët dhe vetëm njëra prej tyre është votuar suksesshëm në Kuvendin e Kosovës. Një prej tyre është refuzuar nga ana e Kuvendit në vitin 2011, një tjetër po ashtu është refuzuar në vitin 2021 që ka pasur të bëjë me tërheqjen e një pjese të Fondit Penisional dhe një nismë legjislative ende është në procedurë dhe nuk ka kaluar end në votim është duke u shqyrtuar në mungesë të një problemi të caktuar që e ka bërë Kryesia e Kuvendit e cila ka vendosur t’i kërkoj që ta propozoj deputetin e caktuar për ta prezantuar në seancë plenare. Këtë çështje e kemi diskutuar edhe me kryetarin e Kuvendit, gjë që nuk është në rregull edhe ligjërisht sepse e drejta për me e cakut deputetin mund ta refuzoj nismëtari dhe të kërkoj vetë që ky prezantim të bëhet vetë nga ai”, tha ai. 

Hulumtuesi i IKD-së tha se numri i vogël i këtyre nismave është duke ndodhur për shkak se për një nismë të tillë duhet angazhim shumë i madh, njohje e ligjit edhe logjistikë dhe përgatitje profesionale. 

“Nismat legjislative nga qytetarët duken sikur mund të procedohen shumë lehtë, por për ta proceduar suksesshëm një nismë legjislative në Kuvend atëherë duhet angazhim shumë i madh edhe njohje e ligjit edhe logjistikë edhe përgatitje profesionale. Qytetarët në përgjithësi nuk e kanë edhe grupet e interesit në përgjithësi nuk e kanë, ky doracak do ta shpjegoj hap, pas hapi procedurën dhe besojmë që qytetarët do ta kenë më të lehët që ta procedojnë një nismë të tillë përveç që do t’i duhet ideja, qëllimi për një të drejt që dëshirojnë me ndryshuar sepse mendoj se ja kufizojnë lirin, ose t’i zgjeroj ato ose një të drejtë të caktuar që mungon ta shtojnë”, tha ai.  

Nol Nushi, nga Partia Socialdemokrate (PSD), parti kjo që kishte iniciuar faljen e borxheve të shqiptuara gjatë pandemisë, tha se edhe pse i kanë mbledhur mbi 11 nënshkrime dhe peticioni është dërguar në Qeveri dhe ka kaluar të gjitha fazat, është duke u bllokuar padrejtësisht nga Kryesia e Kuvendit kështu duke mos i lejuar ata që ta paraqesin vetë këtë nismë në seancë. 

“Ne si PSD kemi shfrytëzuar të drejtën tonë që përmes iniciativës për nisma legjislative, të mbledhim nënshkrime në mënyrë që gjobat e pandemisë të falen edhe kemi mbledh mbi 11 mijë nënshkrime dhe atë peticion e kemi dërguar në Qeveri, i cili ka kaluar të gjitha fazat, mirëpo është duke u bllokuar padrejtësisht nga Kryesia e Kuvendit dhe nuk po na lejohet që ne ta paraqesim atë peticion brenda seancës parlamentare”, tha ai për EO.

Nushi tha se numri i vogël i këtyre nismave është duke ndodhur pasi qytetarë janë duke u dekurajuar, raporton EO.

 “Ka pak sepse dekurajohen qytetarët, është e zorshme me i mbledh edhe atëherë kur i mbledhim injorohen nga vetë institucionet të cilat duhet të ishin shumë të hapura për iniciativa të tilla. Janë vetëm dy tri metoda se si mund të propozohen ligjet, propozon Qeveria, propozojnë deputet dhe e fundit është ajo përmes nënshkrimeve të qytetarëve që është metoda më demokratike dhe më përmbajtjesore. Unë mendoj se sa më të vështira proceduralisht që bëhen dhe trajtohen nga Kryesia e Kuvendi dhe institucionet, aq me pak do ta marrin mundin njerëzit që të angazhohen për të tilla gjëra”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat