Vjen reagimi i ashpër nga Kraki: Eskalimi i situatës u bë edhe me lejen e nënkuptuar të Escobarit dhe Lajçakut!

Aktuale

Vjen reagimi i ashpër nga Kraki: Eskalimi i situatës u bë edhe me lejen e nënkuptuar të Escobarit dhe Lajçakut!

Nga: M.H. Më: 24 shtator 2023 Në ora: 09:43
Nezir Kraki

Një vrasje tragjike ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, ku mbeti i vrarë nga serbët polici nga Kosova, Afrim Bunjaku.

E në lidhje me këtë ka reaguar ligjëruesi Nezir Kraki.

Ai u shpreh se të gjitha këto sulme po bëhen me leje të nënkuptuar të Escobarit dhe Lajçakut, përcjell “Bota sot”.

Këta të dy ia kanë dhënë të gjitha të drejtat Vuçiqit për ta frikësuar Albinin dhe për ta obliguar Kosovën që t’i pranojë kushtet e Serbisë”, thotë ndër të tjera Kraki.

Postimi i plotë

Eskalimi i situatës deri në vrasje të policëve dhe sulme kundër rendit kushtetues bëhet edhe me lejen e nënkuptuar të Escobarit dhe Lajçakut.

Këta të dy ia kanë dhënë të gjitha të drejtat Vuçiqit për ta frikësu Albinin dhe për ta obliguar Kosovën që t’i pranojë kushtet e Serbisë.

Në Bruksel KM Kurti e shtroi një pyetje të qartë atë ditë:

« Kur këta flasin për eskalim, le të tregojnë kush e ka në plan ta bëjë eskalimin »

Dhe ja eskalimi nuk vonoi dhe paralajmërimet e Vuçiqit në OKB për lufte me të gjitha mjetet për ta pengu Kosovën po ekzekutohen në terren. Megjithatë, përsëri Kosova i ka fajet dhe deklaratat e diplomateve proserbë kështu do thonë.

Kosova duhet të tërhiqet nga bisedimet derisa Escobar dhe Lajçak ta kenë këtë qasje haptazi proserbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat