Schneeberger i reagon Borrellit e Lajçakut pas vrasjes së policit

Aktuale

Schneeberger i reagon Borrellit e Lajçakut pas vrasjes së policit

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 09:52
Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka reaguar pas vrasjes së policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe plagosjes së një polici tjetër në veri të vendit nga grupe kriminale.

Schneeberger i tha shefit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, se kjo ndodh kur “luftën kundër krimit e quan provokim dhe e dënon”.

“Kështu ndodh kur e qetëson Vuçiqin dhe luftën kundër krimit e quan provokim dhe e dënon. Josep Borrel, Mirsolav Lajçak”, shkroi Schneeberger në Tëitter.

Më tej, ajo tha se është koha për ta mbrojtur popullin e Kosovës e jo një autokrat, duke aluduar në Vuçiqin, i cili sipas saj po “bën lojëra të rrezikshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat