Haxhiu për vrasjen e policit në veri: Dënoj ashpër këtë agresion të Serbisë, sulm kundër sovranitetit të Republikës së Kosovës

Aktuale

Haxhiu për vrasjen e policit në veri: Dënoj ashpër këtë agresion të Serbisë, sulm kundër sovranitetit të Republikës së Kosovës

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 09:59
Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së një polici dhe plagosjen e dy të tjerëve në veri të vendit, duke thënë se vrasja u bë nga “strukturat e organizuara terroriste e kriminale të dirigjuara nga Beogradi”.

Ajo ka thënë se adresa e krimit është Beogradi zyrtar me në krye Vuçiqin.

“Dënoj ashpër këtë agresion të Serbisë dhe bëj thirrje tek partnerët tanë që të veprojnë, të dënojnë ashpër këtë akt dhe të jenë me Republikën e Kosovës duke marrë kështu anën e së drejtës. Nuk duhet të ketë qëndrime indiferente apo pozicionim që nuk i kontribuon sundimit të ligjit dhe drejtësisë. Krimi është i qartë, ka adresë dhe organizim, dhe ai është Beogradi zyrtar me në krye Vuçiqin.” – ka shkruar ajo.

Shkrimi i saj:

Vrasja e policit dhe plagosja e një polici tjetër në veriun e Kosovës nga strukturat e organizuara terroriste e kriminale të dirigjuara nga Beogradi, është sulm kundër sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Dënoj ashpër këtë agresion të Serbisë dhe bëj thirrje tek partnerët tanë që të veprojnë, të dënojnë ashpër këtë akt dhe të jenë me Republikën e Kosovës duke marrë kështu anën e së drejtës. Nuk duhet të ketë qëndrime indiferente apo pozicionim që nuk i kontribuon sundimit të ligjit dhe drejtësisë. Krimi është i qartë, ka adresë dhe organizim, dhe ai është Beogradi zyrtar me në krye Vuçiqin.

Që në orët e hershme të mëngjesit kam qenë në komunikim me institucionet përgjegjëse. Do të ketë bashkëpunim serioz institucional në kapjen e ekzekutorëve dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.

Në këtë moment të trishtë, shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin tim me familjarët dhe kolegët e policit të vrarë. Jemi me ta në këto momente të vështira.

Mbetet përkushtimi ynë që drejtësia të bëhet, krimi dhe terrorizmi të luftohen edhe në veri të vendit, dhe që paqja dhe stabiliteti të triumfojë në tërë Kosovën.

Jemi me Policinë e Republikës tonë, në përpjekjen e tyre të pashembullt për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, në luftën e tyre për rend dhe ligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat