Miftaraj: Sulmi përveç që është kundër rendit kushtetues të Kosovës, është sulm kundër paqës dhe stabilitetit

Aktuale

Miftaraj: Sulmi përveç që është kundër rendit kushtetues të Kosovës, është sulm kundër paqës dhe stabilitetit

Nga: M.H. Më: 24 shtator 2023 Në ora: 10:22
Ehat Miftaraj

Vrasja tragjike e policit në veri të vendit ka arritur të sjellë reagime të mëdha.

Ehat Miftaraj nga IKD ka përmendur deklaratën e Escobarit i cili i dha ultimatum Vuçiqit të mos marr asnjë veprim që destabilizon veriun e Republikës së Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Gjithashtu ai shtoi që presidentja e shtetit nga sot duhet të kete rol proaktiv ne koordinimin dhe bashkerendimin e poltikave me NATO, ShBA, BE dhe Mbreterine e Bashkuar.

Postimi i plotë

Gabriel Escobar në mënyrë të drejtëpërdrejtë para dy ditëve i dha ultimatum Vuçiqit të mos marr asnjë veprim që destabilizon veriun e Republikës së Kosovës.

Sot grupi kriminal sulmon, vret dhe plagos polic të Kosovës.

Sulmi përveç që është kundër rendit kushtetues të Kosovës, është sulm kundër paqës dhe stabilitetit, sulm edhe kundër përpjekjeve dhe kërkesave të vazhdueshme të ndërkombetareve per qetësi dhe dialog.

Presidentja e shtetit nga sot duhet të kete rol proaktiv ne koordinimin dhe bashkerendimin e poltikave me NATO, ShBA, BE dhe Mbreterine e Bashkuar.

Lavdi jetes dhe vepres se policit te vrare. Ngushellime familjes dhe policise se Kosoves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat