Njeriu i Lajçakut del ne vendin e ngjarjes ku ndodhi vrasja e policit

Aktuale

Njeriu i Lajçakut del ne vendin e ngjarjes ku ndodhi vrasja e policit

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 10:40
Miroslav Lajçak

Një polic u vra dhe një tjetër u plagos si pasojë e një sulmi të armatosur që ndodhi sot rreth orës 03:00 të mëngjesit në fshatin Banjskë të Zveçan.

Gazetari Besnik Tahiri, raportoi se në Banjskë ka arritur edhe Garry Colinson, i cili është edhe njeriu përgjegjës për veriun i ndërmjetësit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak.

“Unë bisedova shkurtimisht me z. Colinson.

Ai më tha se ka ardhur që t’i marrë nga dora e parë informacionet, sidomos nga gazetarët”, tha Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat