Sulmi në veri, thuhet se është kryer nga njësi të specializuara të sigurisë së Serbisë

Aktuale

Sulmi në veri, thuhet se është kryer nga njësi të specializuara të sigurisë së Serbisë

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 10:50
Veriu

Rasti i sotëm në veri të vendit, ku një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos, ka nxitur reagime të shumta dhe ka bërë që institucionet e sigurisë të mblidhen.

Burime të medias nga organet e sigurisë kanë thënë se Serbia me mekanizma të sigurisë, ka ndërhyrë drejtpërsëdrejti në veri, duke organizuar një pritë të armatosur ku ka mbetur i vrarë një zyrtar policor dhe një tjetër është plagosur.

“Sulmi, është kryer nga njësi të specializuara të sigurisë së Serbisë, të cilat kanë shkelur integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës”, i kanë thënë medias këto burime.

Ndryshe pas situatës së krijuar kryeministri ka ftuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Kjo mbledhje ka nisur në orën 10:00.

Edhe Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka shkruar se kjo është paralajmëruar nga vet Vuçiqi.

“Serbia ka sulmuar Kosovën!Në pritë organizuar paraushtarake serbe, u vra një pjesëtar i Policisë së Kosovës! Reagimin e pat lajmëruar vet Vuçiqi! E arritur e Putinit – dështim i Perëndimit”, ka shkruar Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat