Meta kërkon ndëshkimin e autorëve të vrasjes së policit në Veri

Aktuale

Meta kërkon ndëshkimin e autorëve të vrasjes së policit në Veri

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 10:52
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës.

Teksa ka theksuar gjithashtu se kjo ngjarje e rëndë dhe e përsëritur tregon domosdoshmërinë e sundimit të ligjit në vendin tonë.

Partia e Lirisë dënon sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës në Leposaviq me pasojë vrasjen e një punonjësi policie dhe plagosjen e një tjetri.

Kjo ngjarje e rëndë dhe e përsëritur tregon domosdoshmërinë e sundimit të ligjit. Mbështesim Policinë dhe autoritetet e Kosovës për të garantuar sigurinë publike dhe ndëshkuar autorët e kësaj ngjarje kriminale”, thuhet në reagimin e Metës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat