Kurti: Hetimet do të zbulojnë për kë bëhet fjalë, pse bash në manastir e pse në këtë kohë

Aktuale

Kurti: Hetimet do të zbulojnë për kë bëhet fjalë, pse bash në manastir e pse në këtë kohë

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 13:06
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se pikërisht se ngjarja po zhvillohet në rrethinën e një manastiri, një formacion kriminal ushtarako-policor po do ta shndërrojë në rrethanë lufte e krimi këtë gjë.

Kreu i qeverisë tha se hetimet do të zbulojnë në hollësi se për kë bëhet fjalë, pse bash në manastir e pse bash në këtë kohë.

“Besoj se sot kur e gjithë Kosova është e pikëlluar pas vrasjes mizore që pësoi rreshteri ynë Afrim Bunjaku, t’ua lëmë këtë gjë profesionistëve. Po paraqesim këtu në ekran që tragjedia që po e pësojmë, ku e ka shkakun”, tha Kurti.

Për sa i përket cilësimit nëse ky është një agresion ndaj sovranitetit të vendit, Kurti tha se për këtë do të vendosin ekspertët e sigurisë.

“Sot kemi mbajtur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë dhe për cilësimet përfundimtare, ne nuk i përmbyllim tani në mesditën e se dielës, kur nuk na ndajnë as 12 orë nga vrasja e policit tonë. Unë do të kem takime me aleatët tanë, do t’i japim pak kohë ekspertëve tanë të sigurisë që ta emërtojmë me fjalën e saktë atë që ka ndodhur e s’ka përfunduar në Kosovë. Unë po e pres vlerësimin e profesionistëve, i cili është i domosdoshëm para cdo qëndrimi politik”, tha Kurti.

Tutje, Kurti tha se personat e armatosur me gjasë janë edhe në shtëpitë rrotull, sepse sipas tij, nuk janë të gjithë brenda manastirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat