Pas Bërnjakut, mbyllet edhe pika tjetër kufitare me Serbinë, Jarinjë

Aktuale

Pas Bërnjakut, mbyllet edhe pika tjetër kufitare me Serbinë, Jarinjë

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Në veri të vendit vazhdon të ketë tensione, pasi grupe të armatosura serbe kanë hyrë në territorin e Kosovës, ku mëngjesin e së dielës u vra një polic, dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se pas mbylljes së pikës kufitare Bërnjak, tashmë është mbyllur edhe pika tjetër kufitare me Serbinë, Jarinje.

Ndryshe, Policia e Kosovës u sulmua me armë mëngjesin e sotëm në fshatin Banjskë, të Leposaviqit.

“Gjatë realizimit të detyrave policore, sot rreth orës 02:34 në Mitrovicë Veri, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar.

Njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveqan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë”, njoftoi Policia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat