Arianit Koci publikon një video nga veriu i vendit: Prej Zveçanit e tutje ishte më Serbi se në Serbi!

Aktuale

Arianit Koci publikon një video nga veriu i vendit: Prej Zveçanit e tutje ishte më Serbi se në Serbi!

Nga: M.H. Më: 24 shtator 2023 Në ora: 14:33
Arianit Koci

Në vazhdën e ngjarjeve të sotme në veri të vendit, është avokati Arianit Koci i cili ka publikuar një video nga vendi ku mbeti i vrarë polici nga serbët.

Koci tregon që prapa tij gjendet policia dhe KFOR-i dhe se për shkaqe sigurie rruga është e mbyllur, përcjell “Bota sot”.

Sipas tij, prej Zveçanit e tutje ishte më Serbi se në Serbi. Secila shtëpi dhe secila shitore, e kishte nga një flamur serb të vendosur.

Postimi i plotë

1.

Kjo është kthesa që të çon te Manastiri i Banjskës, ku sot herët në mëngjes, me rastin e sulmit terrorist, e ka humbur jetën një polic i Kosovës dhe tjetri është plagosur.

2.

Prapa meje është Policia e Kosovës, e pak më thellë është KFOR-i.

Për shkaqe sigurie, rruga është e mbyllur.

3.

Nuk dëgjova të shtëna momentalisht, por si u informova, rreth 20 deri 30 terrorist, ishin të barikaduar afër apo në Manastir.

Të njejtit janë të rrethuar prej Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

4.

Prej Zveçanit e tutje ishte më Serbi se në Serbi. Secila shtëpi dhe secila shitore, e kishte nga një flamur serb të vendosur.

Gjithandej ishin pllakatat ku informoheshin qytetarët se Vuçiqi, presidenti serb, është shpallur qytetar nderi i Zveçanit.

5.

Refuzoj me u frikësu prej sulmeve terroriste - si shumë prej jush.

Kjo është edhe arsyeja pse shkova deri në fshatin Banjska.

Njëherësh, me këtë vizitë e shpreha përkrahjen dhe solidarizimin tim me Policinë e Kosovës.

P.s

Zëri në këtë video është i bllokuar. Nuk e di arsyen. Ka gjasa që në këtë perimetër, ka bllokues të valëve.

Pasi u largova këtij vendi, zëri inçizohej pa ndonjë problem!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat