Nikolla reagon për sulmin ndaj policisë në Kosovë: Urdhëruesit e krimit duhet të mbajnë përgjegjësi

Aktuale

Nikolla reagon për sulmin ndaj policisë në Kosovë: Urdhëruesit e krimit duhet të mbajnë përgjegjësi

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 14:40
Lindita Nikolla

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dënon vrasjen e oficerit të Policisë së Kosovës. Në një reagim për mediat, Nikolla theksoi se urdhëruesit e këtij krimi duhet të mbajnë përgjegjësi dhe kriminelët duhet të dalin para drejtësisë.

“Dënoj me forcë sulmin e sotëm në afërsi të Banjskës në Veriun e Kosovës, si pasojë e të cilit një oficer i Policisë së Kosovës u vra dhe një tjetër u plagos. Urdhëruesit e këtij krimi duhet të mbajnë përgjegjësi dhe kriminelët duhet të dërgohen para drejtësisë.

I shpreh ngushëllimet dhe ndaj dhimbjen me familjen e oficerit të vrarë në krye të detyrës.

Ky akt brutal kriminal ndaj efektivëve të Policisë së Kosovës dhe pasojat e tij tragjike janë shenja se zhvillimet mund të përkeqësohen nëse nuk ndërhyhet nga komuniteti euroatlantik dhe KFOR për ndalimin e përshkallëzimit të situatës. Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, sipas rekomandimeve të ShBA dhe BE, mbetet rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe. Nga ana tjetër, normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është kusht i domosdoshëm për sigurinë dhe paqen në rajon.”, theksohet në reagimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat