Janjiq për sulmin ndaj Policisë në veri: Është akt terrorist

Aktuale

Janjiq për sulmin ndaj Policisë në veri: Është akt terrorist

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 14:57
Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike nga Beogradi, Dushan Janjiq

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, ka thënë se sulmi ndaj Policisë së Kosovës në hyrje të fshatit Banjskë në veri të Kosovës është akt terrorist. Ai ka shtuar se ky sulm është një nga ngjarjet që mund të shkaktojnë konflikte më të gjera.

Siç shkruan “N1”, Janjiq ka thënë se është e rëndësishme që të vërtetohet të gjitha faktet, duke ritheksuar se sulmi ndaj zyrtarëve policor është akt terrorist.

“…ky është një akt terrorist sepse janë sulmuar zyrtarë të një shteti… Prishtina flet për një motiv politik. Beogradi, duhet të përgjigjet më saktë, më qartë përmes shërbimeve të presidentit, të dërgojë një pjesë të ekipeve nga pjesa tjetër e vijës administrative dhe të kontaktojë drejtpërdrejt me KFOR-in… Ne duhet të diskutojmë paketën e sigurisë, Beogradi refuzon ta diskutojë atë”, ka thënë Janjiq.

Ndërkaq, një pjesëtar i grupit kriminal serb, ka mbetur i vrarë nga  Policia e Kosovës, në zonën e fshatit Banjska në veri, konkretisht afër manastirit.

Sipas policisë kjo ka ardhur pasi janë detyruar t’iu kundërpërgjigjur sulmeve të bandave kriminale të cilat ende po e sulmojnë policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat