Publikohet fotografia e njërit prej terroristëve serbë të vrarë në Manastirin e Banjskës

Aktuale

Publikohet fotografia e njërit prej terroristëve serbë të vrarë në Manastirin e Banjskës

Nga: M.L. Më: 24 shtator 2023 Në ora: 16:16
Terroristi i vrarë

Pak më herët është publikuar fotografia e njërit prej terroristëve që u vranë sot në Manastirin e Banjskës në shkëmbmimin me armë zjarri me Policinë e Kosovës.

Ai është i qëlluar në qafë me snajper.

Të shtëna ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Grupit Terrorist ende janë duke vazhduar.

Terroristët janë strehuar në Manastirin e Banjskës.

Ndryshe, rreth 30 pjesëtarë të një grupi kriminal kanë sulmuar Policinë e Kosovës duke vrarë një polic dhe duke plagosur një tjetër.

Sipas raportimeve në grupin e këtyre terroristëve janë të përzier persona rusë e serbë së bashku.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë në konferencë për media se e diela është ditë e rëndë për Kosovën.

“Vrasja e tij [zyrtarit policor] duhet të kthehet në angazhim edhe më të shtuar në luftimin e bandave, strukturave ilegale, krimit e terrorizmit, që e cenojnë sigurinë qytetarëve dhe rendin kushtetues”.

Ai ka thënë se sulmet në zonën ku është vrarë zyrtari policor, janë duke vazhduar akoma.

"Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë e policë, të cilët ndodhen nën rrethimin e forcave tona policore dhe të cilët i ftoj që të dorëzohen te organet tona të sigurisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat