Haradinaj viziton policin e plagosur: Po shihet, sulm i pastër terrorist

Aktuale

Haradinaj viziton policin e plagosur: Po shihet, sulm i pastër terrorist

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 16:37
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar në qendër spitalore policin e plagosur nga aksioni në parandalimin e sulmit terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Ai ka deklaruar se është e qartë se ky është një sulm i pastër terrorist.

”Po shihet që është një sulm i pastër terrorist. Dita e sotme në dëshmon sa me rëndësi është të jemi bashkë të gjithë si me aleatët ashtu edhe me tonët.

Nuk mbështesim njeri, por vendin tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat