Deputeti gjerman: Jam kureshtar ta shoh çfarë jusfikimi do të ketë Vuçiqi për sulmin në Veri

Aktuale

Deputeti gjerman: Jam kureshtar ta shoh çfarë jusfikimi do të ketë Vuçiqi për sulmin në Veri

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 17:35
Michael Roth

Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut Gjerman, Michael Roth, ka reaguar për sulmin brutal në Veri, ku u vra një polic i Kosovës.

Ai ka thënë se bandat serbe me mbësjhtetje nga Beogradi janë përgjegjës për këtë sulm.

Roth ka thënë se është kureshtar ta shoh se cili do të jetë justifikimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

”Dhuna brutale thjesht nuk mbaron kurrë. Tani ka vdekur një polic kosovar. Bandat serbe (me mbështetje të drejtpërdrejtë nga Beogradi) ndoshta janë përsëri përgjegjëse për këtë. Jam kurioz të shoh se çfarë justifikimi do të ketë Vuçiq”, ka thënë ai.

Situata në Veriun e Kosovës vazhdon të mbetet e tensionuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat