Haradinaj ngushëllon familjen e policit të vrarë: Afrimi është heroi i Kosovës

Aktuale

Haradinaj ngushëllon familjen e policit të vrarë: Afrimi është heroi i Kosovës

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 17:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e policit Afrim Bunjaku që u vra në orët e para të mëngjesit në veri, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, Haradinaj e ka quajtur sulm terrorist ballafaqimin e grupeve kriminale me Policinë e Kosovës.

Dje ka ndodhur një sulm terrorist dhe shihet edhe ditën e sotme që vërtetë ka qenë një sulm i planifikuar terrorist. Të parët që janë ballafaquar me këta terroristë janë njësiti i Policisë së Kosovës, nga i cili Afrim Bunjaku është vrarë dhe Alban Rashiti ësht plagosur”, ka thënë ai, teksa tha se këtë të fundit e ka vizituar në QKUK.

“Erdha me ju shpreh ngushëllime familjes, meqenëse, edhe pse jem shumë vjet pas luftës dhe lirisë, Afrimi është dëshmor dhe heroi i Kosovës, ashtu si dikur njerëz të zotë e dhanë jetën me mbrojt jetën e njerëzve, pra edhe Afrimi është hero. Besoj se përballja e ka ndihmuar Kosovën ta zbulojë më shpejt se kush janë ato grupe terroriste dhe ato planet e tyre të këqija”, tha tutje Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat