Krasniqi viziton policin e plagosur

Aktuale

Krasniqi viziton policin e plagosur

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 18:30
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar policin Alban Rashitin, i cili u plagos në sulmin e mëngjesit të sotëm në Banjskë të Zveçanit,

Krasniqi theksoi se vullneti dhe vendosëmëri e tij për t’i shërbyer atdheut konfirmon besimin se Kosova ka ndërtuar instituticione të shkëlqyeshme të sigurisë.

“Vizitova policin Alban Rashiti, i cili u plagos në sulmin terrorist të mëngjesit të sotëm, dhe u gëzova që ishte mirë dhe jashtë rrezikut”, shkroi Krasniqi.

“Vullneti dhe vendosmëria e tij dhe e kolegëve të tij, për t’i shërbyer vendit dhe uniformës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë, na e konfirmon besimin se Kosova ka ndërtuar institucione të shkëlqyeshme të sigurisë”.

“Mirënjohje e falënderim për Albanin dhe të gjithë pjestarët e policisë tonë, të cilët gjithmonë janë në shërbim të Republikës së Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat