Vuçiqi justifikohet pa pikë turpi për sulmin terrorist në Kosovë: E bënë serbët nga Kosova

Aktuale

Vuçiqi justifikohet pa pikë turpi për sulmin terrorist në Kosovë: E bënë serbët nga Kosova

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 20:23 Përditësuar në ora: 21:21 më 24.09.2023
Aleksandar Vuçiq

Krahasimi idiotesk i Vuçiqit: Vendos paralele mes rënies së familjes Jashari dhe terroristëve ushtarakë që vranë sot policin e Kosovës

 

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq në konferencën e sotme duke folur për sulmin terrorist në Kosovë, ka bërë një krahasim “idiotesk".

Ai ka hedhur një paralel duke e krahasuar rastin e sotëm të terroristëve serbë, që ishin ushtarak profesionistë nga Serbia, me rastin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.

“Kur Serbia ka shkuar në Drenicë që të konfrontohet me ata që kanë dashur të shkëputen nga shteti i njohur ndërkombëtarisht, ata kanë thënë se kanë qenë luftëtarë për liri në krye me Adem Jasharin dhe jo terroristë, vetëm Serbia si duket është terroriste.

Kjo është mësim që ta dimë se me kë kemi punë”, ka thënë presidenti i Serbisë.

Por, Vuçiq ka harruar se familja heroike Jashari ishte e përbërë nga fëmijë, gra e pleq, të cilët plumbat e ushtrisë dhe policisë serbe të Millosheviçit ku edhe ai vet ishte zëdhënës, nuk i kursyen dhe i vranë pa pikë mëshire.

Ndërsa, personat e sotëm që vranë policin e Kosovës Afrim Bunjaku ishin terroristë, ushtarake profesionistë nga Serbia.

Vuçiq vazhdon propagandën, për zhvillimet në veri: Kurti dëshiron të na fus në luftë me NATO-n

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka folur në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës.

Presidenti serb, ka propaganduar se bëhet fjalë për qytetarë serb të revoltuar kundër institucioneve të Kosovës, të cilët sipas tij nuk kanë lidhje me Serbinë zyrtare.

Vuçiq është shprehue se themelimi i Asociacionit e kthimi i serbëve si polic në veri të vendit, do të ishte mënyra e vetme për të mos pasur telashe. Ai është shprehur se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po dëshiron t’a fus Serbinë në luftë me NATO-n.

“Kurti nuk do ta themeloj Asociacionin e Komunave Serbe, gjatë tërë kohës provokon. Më vjen keq që disa nga serbët ranë në këtë provokim. I vetmi fajtor është Albin Kurti. Ai dëshiron të na fus në luftë me NATO-n. Këtë e bën gjatë gjithë kohës.

Ne vendimet do t’i marrim me kujdes, në mënyrë të detajuar. Do t’i punojmë me themel, dhe me to do të dalim para qytetarëve tanë në Kosovë, në ditët që do të vijnë.

E thërras komunitetin ndërkombëtar, që Asociacioni të formohet, që në veri të Kosovës, policët të jenë nga komuniteti serb, kjo është mënyra e vetme për të mos patur më telashe.

E thërrasim popullin tonë, për qetësi dhe i lusim të besojnë në shtetin e tyre.” – ka thënë Vuçiq.

Vuçiq: Kemi prova ku dëgjohen policët e Kosovës duke qeshur dhe duke mos dashur të ndihmojë serbët e plagosur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është drejtuar publikut lidhur me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Vuçiq në fillim të fjalës së tij tha se kjo është një nga ditët më të vështira për popullin dhe vendin serb që nga viti 2004.

Ai ka deklaruar se nuk e justifikon vrasjen e policit shqiptar.

“Në asnjë mënyrë nuk dua të justifikoj vrasjen e një polici shqiptar dhe as nuk mund ta justifikoj atë. Është absolutisht e dënueshme dhe është diçka që nuk i duhet askujt, Kurti është organizatori kryesor i kaosit në Kosovë dhe nuk ka të bëjë me të – tha Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se tre policë serbë janë vrarë teksa ka dyshime edhe për një të katërt.

Ai ka thënë se posedon video ku dëgjohen se pjesëtarët e Policisë së Kosovën dëgjohen duke qeshur dhe mos dashur të ndihmojnë serbët.

“Ndaj tyre u krye një sulm brutal dhe ne në fillim menduam se pse nuk e bëri KFOR-i, do të kishte më pak viktima. Sipas informacioneve që disponojmë, thuhet se tre serbë kanë vdekur në Kosovë. Dy sigurisht nga zjarri snajper, kur nuk ishte e nevojshme që të likuidoheshin. Dy mbetën të plagosur rëndë, ndërsa frika se ka mbetur i vrarë edhe personi i katërt. E ndoqëm, përgjuam se çfarë po bënte policia shqiptare, do t’ju tregojmë provat, ndoshta edhe gjatë konferencës, presim vetëm përkthimin – tha Vuçiq dhe shtoi se ka video në të cilat dëgjohen policët e Kosovës duke qeshur dhe duke mos dashur të ndihmojë serbët e plagosur.

E thotë Vuçiq: Tre sulmuesit e vrarë sot janë serbë, frikësohemi edhe për të katërtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se sot u bë një sulm brutal ndaj serbëve.

Ai po ashtu konfirmoi se raportimet se sulmuesit ishin serbë dhe tre prej tyre janë vrarë.

”Sipas informatave që ne kemi, tre serbë nga Kosova kanë vdekur”.

”Ata kanë vdekur nga zjarri i snajperit. Nga një lartësi e madhe ku nuk kanë pasë nevojë të likuidohen. Frikësohemi se edhe personi i katërt ka vdekur”.

Vuçiq tenton ta distancojë Serbinë nga sulmi terrorist: E bënë serbët nga Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se sulmi i bandës kriminale u organizua nga serbët në Kosovë e jo nga Serbia.

Vuçiq në konferencë për media ka thënë se reagimi i operacionit terrorist erdhi si pasojë e, siç e quajti ai “terrorit të Kurtit”.

“Por, serbët e Kosovës u rebeluan duke mos dashur të jetojnë më terrorin e Kurtit.

Nga 3 nëntori kur Kurti zëvendësoi komandantin e policisë Gjuriq nga stacioni i veriut, shqiptarët i kanë shfrytëzuar 62 herë policët kundër serbëve.

22 herë lëvizje eskaluese në veri. 56 sulme me motive etnike ndaj serbëve. Ka qenë vetëm çështje e momentit kur policia do t’i përzë ata që lëvizin nga Kosova veriore në Serbinë qëndrore”, deklaroi Vuçiq përplot viktimizim.

“Ishte momenti i fundit që serbët të bëjnë diçka për familjet e tyre. Nuk dua ta arsyetoj në asnjë mënyrë vrasjen e policit shqiptar. Kjo është diçka që nuk iu desh askujt”, tha më tej ai. 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është drejtuar publikut lidhur me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Vuçiq në fillim të fjalës së tij tha se kjo është një nga ditët më të vështira për popullin dhe vendin serb që nga viti 2004.

“I kërkoj falje qytetarëve të Serbisë që nuk kam mundur t’u drejtohem më herët. Që nga viti 1999, ne nuk kemi pasur kontroll mbi Kosovë dhe na u desh shumë kohë për të hetuar vetë se çfarë ndodhi në Kosovë. Çfarë ndodhi sot në mëngjes gjatë gjithë mëngjesit dhe pasdites. Le t’i tregojmë njerëzve se çfarë ka ndodhur – tha Vuçiq dhe shtoi:

“Ne do të flasim vetëm për atë që ka ndodhur, pastaj do të japim një vlerësim për të gjitha. Në emër të Republikës së Serbisë, por edhe të flas për të gjitha çështjet tjera. Rreth orës 02:56 të natës së sotme, një grup serbësh nga Kosova kanë vendosur dy kamionë si barrikada në Banjskë, në veri të Kosovës.

Vuçiq tha se edhe pse është folur shumë herë, edhe pse çdo ditë ka paralajmëruar si në Bruksel ashtu edhe në Nju Jork se kjo mund të ndodhë, pak njerëz kanë dashur të dëgjojnë dhe dëgjojnë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po bën adresimin e tij, të parë sot, që nga akti terrorist i ndodhur nga sulmues serbë në Banskë të Zveçanit në veri.

”Nuk dua ta arsyetoj në asnjë mënyrë vrasjen e policit shqiptar. Kjo është dicka që nuk iu desh askujt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat