“Gënjeshtar dhe i frikësuar”, Krasniqi ‘shpërthen’ ndaj Vuçiqit – ja çka thotë për deklaratat e tij për sulmin në veri

Aktuale

“Gënjeshtar dhe i frikësuar”, Krasniqi ‘shpërthen’ ndaj Vuçiqit – ja çka thotë për deklaratat e tij për sulmin në veri

Nga: A.M. Më: 24 shtator 2023 Në ora: 20:52
Milazim Krasniqi.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka mbajtur sot konferencë për media, ku foli për grupin terrorist që ka sulmuar Kosovën, duke lënë të vdekur një polic dhe duke palgosur dy të tjerë.

Si ccdoherë, Vuçiq vazhdoi me propagandën e tij kundër Kosovës dhe shqiptarëve, ku hodhi akuza nga më të ndryshme.

E ndaj këtij fjalimi të presidentit serb, ka reaguar profesori Milazim Krasniqi.

Ai në një postim në Facebook tha se deklaratat e Vucciqit ishin brenda klishesë që nga koha kur ka qenë ministër i propagandës së Millosheviqit.

Madje, Krasniqi u shpreh se Vuçiq në këtë paraqitje mediatike ishte konfuz, kundërthënës, gënjeshtar dhe i frikësuar.

“Gjithë fjala e tij ishte me elemente propagande dhe gënjeshtrash ordinere. Përfundimi im është se ishte konfuz, kundërthënës, gënjeshtar dhe i frikësuar. Është zënë me pelë përdore. Tash vetëm varet se si do ta përdorin faktorët ndërkombëtar këtë involvim të Vuçiqit dhe regjimit të tij në një akt terrorist në shtetin (territorin), i cili ka mbrojtjen e NATO-s”, shkroi ndër të tjera profesori, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Fjala e sontme e Aleksandër Vuçiqit ishte brenda klishesë që nga koha kur ka qenë ministër i propagandës së Millosheviqit. Në fillim tha se kjo që ka ndodhë është si ngjarjet e vitit 2004 e 2008, domethënë sulm ndaj serbëve. Ndërsa e vërteta është se grupi terrorist serb ka vendsur barrikadë dhe ka sulmuar në pritë policinë. Mandej shfaqi keqardhje për vrasjen e policit, duke e mbuluar shpejt me thënien se serbët më nuk duan ta tolerojnë terrorin e Kurtit. La mundësinë që KFOR ka ndihmuar rrethimin e grupit serb të armatosur. Pastaj akuzoi se policia e Kosovëvs e ka lënë një të plagosur të vdesë dhe lexoi demek komunikime të policëve. Vu;iqi tha se policia dhe ushtria serbe nuk ka lidhje me këtë rast. Emrat e të vrarëve tha se janë të pavërtetë. Paarqiti një foto për të cilën tha se nuk është nga Banjska, po nga Nagorni Karabahu. Tha se i vetmi fajtor është Albin Kurti, i cili punon ta fusë Serbinë në luftë me NATO-n. Ndërsa grupi i serbëve ka rënë në grackë. Dhe përsëriti se Kosova kurrë nuk do të pranohet nga Serbia si shtet. Gjithë fjala e tij ishte me elemente propagande dhe gënjeshtrash ordinere. Përfundimi im është se ishte konfuz, kundërthënës, gënjeshtar dhe i frikësuar. Është zënë me pelë përdore. Tash vetëm varet se si do ta përdorin faktorët ndërkombëtar këtë involvim të Vuçiqit dhe regjimit të tij në një akt terrorist në shtetin (territorin), i cili ka mbrojtjen e NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat