“U lumtë syni, dora e pushka policëve të Kosovës”: Latifi përgëzon autoritetet për eliminim e tre terroristëve në Zveçan

Aktuale

“U lumtë syni, dora e pushka policëve të Kosovës”: Latifi përgëzon autoritetet për eliminim e tre terroristëve në Zveçan

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 21:05
Blerim Latifi

Pas konfirmimit zyrtar të Policisë së Kosovës, se tre nga pjesëtarët e formacioneve terroriste të armatosura në Banjskë të Zveçanit tashmë janë vrarë ndërsa një prej tyre është arrestuar, ka reaguar edhe filozofi dhe profesori universitar Blerim Latifi, i cili iu drejtua me urimin e vjetër me shqiptarëve “U lumtë syni, dora e pushka policëve të Kosovës!”.

Reagimi i Latifit:

Disa terroristë deri me tani janë eleminuar. Është koha për urimin e vjetër që e kanë pasë zakon shqiptarët ta thonë në këso rastesh:

U lumtë syni, dora e pushka policëve të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat