Ambasadori Hovenier ndezi qirinj në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku

Aktuale

Ambasadori Hovenier ndezi qirinj në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 21:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, u ka shprehur përsëri ngushëllimet më të thella familjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, që u vra sot në krye të detyrës në very.

Madje, në nderim të veprës së tij, ambasadori Hovenier, mori pjesë edhe në ceremoninë e ndezjes së qirinjve.

”Bashkë me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar në ceremoninë e ndezjes së qirinjve për nder të rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, i vrarë sot në krye të detyrës.

Edhe një herë i shpreh ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe kolegëve të policit”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat