Kandiq-Vuçiqit: Trego ku i morën uniformat barrikaduesit në veri, kush i organizoi

Aktuale

Kandiq-Vuçiqit: Trego ku i morën uniformat barrikaduesit në veri, kush i organizoi

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 21:40
Natasha Kandiq

Natasha Kandiq nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka reaguar pas konferencës së presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic lidhur me grupin terroristë ka hyrë në Kosovë dhe që ka vrarë një pjesëtar të Policisë së Kosovës dhe ka plagosur dy të tjerë.

Kandiq ka thënë se presidenti i Serbisë duhet të reagojë se kush i ka organizuar barrikaduesit që sot nga Manastiri i Banjkës kanë sulmuar policinë e Kosovës dhe kush ua ka siguruar atyre uniformat.

“Le të përgjigjet Presidenti i Serbisë se kush i organizoi barrikadat dhe dhjetëra serbë, ku i morën armët dhe uniformat”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë në konferencë për media se e diela është ditë e rëndë për Kosovën. “Vrasja e tij [zyrtarit policor] duhet të kthehet në angazhim edhe më të shtuar në luftimin e bandave, strukturave ilegale, krimit e terrorizmit, që e cenojnë sigurinë qytetarëve dhe rendin kushtetues”.

Ai ka thënë se sulmet në zonën ku është vrarë zyrtari policor, janë duke vazhduar akoma.

"Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë e policë, të cilët ndodhen nën rrethimin e forcave tona policore dhe të cilët i ftoj që të dorëzohen te organet tona të sigurisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat