Basha pas ngjarjeve të sotme: Policisë i duhej mbështetja e një Kryeministri të pa-korruptuar e të pa-shantazhuar si Albin Kurti!

Aktuale

Basha pas ngjarjeve të sotme: Policisë i duhej mbështetja e një Kryeministri të pa-korruptuar e të pa-shantazhuar si Albin Kurti!

Nga: M.L. Më: 24 shtator 2023 Në ora: 22:27
Dimal Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar lidhur me ngjarjet e sotme, përkatësisht vrasjen e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në një postim në Facebook Basha i është kundërpërgjigjur atyre që kanë bërë thirrje që Policia e Kosovës të mos dërgohet në veri për shkak se destabilizohet situata.

Basha ka thënë se Policia me aksionin e sotëm kundër terroristëve serbë tregoi se mundet, por se i është dashur mbështetja nga një kryeministër i pakorruptuar siç është Albin Kurti.

Postimi i plotë:

A e di sa kanë piskatë nëpër studio e n’Parlament t’u na thanë, mos gaboni me dërgu policinë atje se po e destabilizoni situatën! Ende ka të tillë!

Policia jonë i mbron të gjithë qytetarët, kurse ka destabilizu veç kriminelët e Vuçiqit, por edhe tuxharët e tyre që deri dje kanë ba pazare me ta në politikë dhe kontrabandë!

Pra Policia jonë mundet, veç iu ka dashtë mbështetja e një Kryeministri të pakorruptum dhe të pashantazhum siç është Albin Kurti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat