Franca dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës

Aktuale

Franca dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Franca ka dënuar ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës gjatë ditës së djeshme, ku u vra një polic.

Shteti francez bën thirrje që përgjegjësit të dalin sa më shpejt para drejtësisë.

“Franca dënon ashpër sulmin e papranueshëm ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur. Ajo shpreh ngushëllimet e saj për familjet e viktimave dhe bën thirrje që përgjegjësit të dalin sa më shpejt para drejtësisë”,

Franca gjithashtu nënvizon që Kosova dhe Serbia të kthehen në dialog.

“Serioziteti i këtyre ngjarjeve nënvizon urgjencën që Serbia dhe Kosova të tregojnë përgjegjësi për të ulur tensionet dhe për t’u riangazhuar me mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, e vetmja rrugë e mundshme për arritjen e normalizimit të marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësimin që ata të përparojnë drejt Bashkimit Evropian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat