Heroi Afrim Bunjaku nderohet edhe në Tetovë

Aktuale

Heroi Afrim Bunjaku nderohet edhe në Tetovë

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 19:28
Afrim Bunjaku

Polici i vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku që është shpallur hero nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar edhe në Tetovë.

Në sheshin e këtij qyteti është vendosur fotografia e heroit Bunjaku, si dhe janë ndezur qirinj.

Afrim Bunjaku u vra të dielën pas një sulmi terrorist.

Qeveria e Kosovës e bashkësia ndërkombëtare e kanë dënuar sulmin që ka ndodhur ndaj Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat