Polici që u plagos në veri, kryetari i Obiliqit i shkon për vizitë

Aktuale

Polici që u plagos në veri, kryetari i Obiliqit i shkon për vizitë

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 19:56
Foto nga takimi

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi i ka shkuar në vizitë policit të Njësisë Speciale të Kosovës, Naser Qerkezit që u plagos gjatë aksionit në veri të vendit.

Gashi i dhuroi emblemën e UÇK-së dhe shqiponjën dykrenare si shenjë mirënjohjeje.

“Vizitova, Naser Qerkezin policin e njësitit special të Kosovës, i cili u plagos gjatë aksionit në veri të vendit.Mes dhimbjes së madhe për humbjen e kolegut, shpreha ngushëllimet më të sinqerta, duke theksuar se liria jonë është lartësuar me gjak dhe sot e kësaj dite trimat e heronjtë po i dalin zot vendit, duke u shëndrruar në heronjë të paqes, me këtë rast Naserit në shenjë mirënjohje i dhurova emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shqiponjën dykrenare.

Naseri me djemtë me të mirë të këtij vendi, janë gardian të ruajtjes se paqes! Zoti i ruajtë të gjithë që ndodhen në krye të detyrës, ndërkaq Naserit shërim dhe rikthim të shpejtë në misionin për mbrojtjen e vendit!”, shkruan Gashi./Indeksonline/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat