Janjiq: Disa nga sulmuesit e policisë së Kosovës i janë dorëzuar autoriteteve të Serbisë me ndërmjetësimin e EULEX-it dhe KFOR-it

Aktuale

Janjiq: Disa nga sulmuesit e policisë së Kosovës i janë dorëzuar autoriteteve të Serbisë me ndërmjetësimin e EULEX-it dhe KFOR-it

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 20:01
Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike

Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, pretendon se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka marrë pjesë në mënyrë aktive në krizën e djeshme gjithëditore në Kosovë, dhe se sipas tij disa nga sulmuesit e policisë së Kosovës u janë dorëzuar autoriteteve serbe me ndihmën e EULEX-it dhe KFOR-it.

“E gjithë drama ka nisur në orën dy pas mesnate me barrikada. Kjo është e rëndësishme sepse çdo përfshirje e mundësisë së krimit si motiv ka rënë. Është e qartë se ky është një veprim politik dhe i sigurisë. Për grupin paramilitar po flitet gjithnjë e më shumë, gjë që është shumë e rëndësishme. Ajo deklaratë e Vuçiqit më befasoi dhe e konsideroj një akt guximi. Është e qartë se për të nxjerrë njerëzit e mbetur, është dashur të bëhet një veprim i komplikuar diplomatik dhe politik me ndërmjetësimin e EULEX-it dhe KFOR-it”, shtoi Janjiq.

Sipas tij, disa nga sulmuesit u janë dorëzuar autoriteteve serbe me ndihmën e EULEX-it.

“Ata njerëz nuk u zhdukën. Këta persona iu dorëzuan autoriteteve serbe me ndihmën e EULEX-it dhe KFOR-it. Prandaj edhe ata në spitalin e Novi Pazarit. Pra, tash Beogradi, deshi apo nuk deshi, ka pranuar përgjegjësinë për të marrë pjesë në hetimin e gjithë rastit”, ka thënë Janjiq për N1.

Ai vlerëson se serbët që në fillim të protestës kanë vendosur barrikada në rrugë në mes të natës.

“Tani vetëm ata e dinë pse kanë qëlluar, si dhe kush ka qëlluar i pari”, ka shtuar Janjiq.

Dushan theksoi se incidenti i armatosur i djeshëm, si dhe bastisja e mëvonshme në manastir, “shkatërruan idenë e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat