A do ketë sulm të dytë? Eksperti i antiterrorit: Qytetarët të jenë të qetë, policia e tregoi sa e aftë është

Aktuale

A do ketë sulm të dytë? Eksperti i antiterrorit: Qytetarët të jenë të qetë, policia e tregoi sa e aftë është

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 22:41
Veriu i Kosovës

Eksperti i antiterrorit dhe ekstremizmit në Kosovë Aranit Shehu, me anë të një lidhjeje live me Top Story, është shprehur se sipas tij e keqja ka kaluar dhe se nuk do të ketë përshkallëzim të tensioneve në Kosovë.

Shehu tha se qëllimi i Serbisë ka qenë destabilizimi afatgjatë i Kosovës dhe terrori i popullatës.

Sipas tij ky ishte një sulm i orkestruar prej kohësh nga Serbia dhe profesionalizmi i ushtrisë së Kosovës siguron që vendi është i mbrojtur dhe se nuk ka vend për panik.

“Unë mendoj që organet tona të sigurisë janë shumë vigjilente. Nuk pres ndonjë përshkallëzim, shpresoj që edhe faktori ndërkombëtar e ka kuptuar rrezikun që vjen nga këto akte terroriste. Qëllimi i tyre ka qenë terrori i popullatës, cënimi i stabilitetit dhe destabilizimi afatgjatë i popullit tonë. Aksioni dje ka qenë i planifikuar i koordinuar. Armatimi që është konfiskuar tregon një planifikim të gjatë me qëllim destabilizimin afatgjatë të shtetit të Kosovës. Veprimet e djeshme janë duke u analizuar nga të gjithë instancat ndërkombëtare, jam i bindur që besimi jonë në forcën e policisë dhe sigurisë së Kosovës kanë treguar se nuk duhet të kemi për çfarë të shqetësohemi, janë të përgatitur mirë që të përballen me sfidat që vijnë. Nuk mendoj që do të ketë tendencë hakmarrëse se sulmi nuk ka qenë zë i qytetarëve serbë, nuk mendoj se ka gjë për të cilën të frikësohen qytetarët por të besojnë strukturat e sigurisë .”– tha Aranit Shehu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat