Kisha Ortodokse Shqiptare pas zhvillimeve në veri nxjerr vendim: Ndalojmë priftërinjtë serbë të hyjnë në të

Aktuale

Kisha Ortodokse Shqiptare pas zhvillimeve në veri nxjerr vendim: Ndalojmë priftërinjtë serbë të hyjnë në të

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Kisha Ortodokse Shqiptare me një postim në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka shkëputur marrëdhëniet me Kishën Ortodokse Serbe.

Në njoftimin e tyre thuhet që Kisha Shqiptare mallkon Kishën Serbe dhe udhëheqësin e saj.

Secilin klerik serb e shpall antifetar, dhe nuk e njehë Kishën Ortodokse Serbe si kishë paqësore.

Ata njoftuan se nuk do ti njohin as dokumentat e tyre.

Ndalimi i hyrjes së çdo prifti serb në kishën shqiptare.

Njoftimi i plotë:

Vendim Kanunor Kishtar!

Me vendim të Këshillit të Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare dhe me bekimin e kreut të Kishës sonë, zotit at Nikolla Xhufka, është vendosur:

1- Kisha jonë mallkon kishen serbe dhe kreun e saj, Patriarkun Profire.

2- Ndarja kanunore me çdo kishë serbe në Serbi ose në mbarë botën.

3- Shpalljen heretik të çdo kleriku serb.

4- Mosnjohjen e kishës serbe si kishë paqësore të krishterë.

5- Mosnjohjen e asnjë dokumenti që lëshohet nga kisha serbe (certifikata pagëzimi, kurorëzimi etj.)

6- Ndalimin e hyrjes se çdo prifti serb në kishën shqiptare.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat