Çka kishte në njërën nga autoblindat e grupit terrorist që u gjet e braktisur në zonën malore në dalje të Banjskës?

Aktuale

Çka kishte në njërën nga autoblindat e grupit terrorist që u gjet e braktisur në zonën malore në dalje të Banjskës?

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Media ka siguruar një video, në të cilën shihet një autoblindë e grupit terrorist e braktisur në zonën malore në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Në këtë autoblindë, shihet një sasi e armatimit të llojeve të ndryshme.

“Betimi për Drejtësi” mëson se autoblinda në fjalë është ende në atë zonë. Kujtojmë se Policia e Kosovës të hënën ka bërë prezantimin e armatimit që u get pas sulmit terrorist të grupit serb, i cili ishte armatim i kalibrave të ndryshëm.

Videon mund ta ndiqni duke klikuar KËTU

Po ashtu, aty u prezantuan edhe veturat, uniformat, dokumentet e gjësendet tjera që u gjetën nga Policia e Kosovës.

Ndryshe, nga sulmi terrorist i të dielës ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku, u plagos një zyrtar policor e u lëndua një tjetër.

Të vrarë kanë mbetur edhe tre sulmues. Gjykata Themelore në Prishtinë të hënën ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të dyshuarit V.T, për pjesëmarrje në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

Ndërsa, seanca dëgjimore ndaj dy të dyshuarve tjerë pritet të mbahet sot. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat